Ne fokus/ Meha dhe Kukeli gati per kombetaren | ||||
|
Tashme nuk ka asnjë dyshim. Dy emrat e rinj te kombëtares shqiptare te futbollit për dy ndeshjet e para eliminatore janë kosovaret Alban Meha dhe Burim Kukeli. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare qe i kane pasqyruar gjerësisht prurjet e reja ne ekipin e Xhani de Biasi. Gazeta prestigjioze zvicerane Blik i ka kushtuar një artikull te tere mesfushorit te Zyrihut Burim Kukeli. Sipas Blik, Kukeli do te beje debutimin me fanellën kuqezi te premten ne Tirane ne sfidën ndaj Qipros dhe pritet te jete një motor i vërtete ne mesfushe. Kukeli ka konfirmuar lajmin ndërsa pret marrjen e pasaportës shqiptare. Një debutim ndërkombëtar 28 vjeçarit nga Gjakova i cili ka ardhur ne moshën 4 vjeçare ne Zvicër shkruan gazeta, është pika me e larte ne karrierën e tij ashtu si e shume patrioteve te tij ne këtë vend qe janë me shumice ne krahun e kundërt. Ndërkohë edhe media gjermane bën te ditur se mesfushori Alban Meha ka mare një ftese nga kombëtarja shqiptare e futbollit. 26-vjecari nga Mitrovica luan qe nga sezoni i kaluar te Paderborn ne kategorinë e dyte ka luajtur 35-ndeshje me këtë ekip dhe ka shënuar 7-gola. Sipas mediave gjermane Alban Meha është grumbulluar nga Xhani de Biasi për dy ndeshjet e para kualifikuese ndaj Qipros dhe Zvicrës ndërsa pritet me detyrën e regjisorit te japë një frymëmarrje te vërtete ne fushën e kuqezinjve. Menaxheri i tij Mikael Born ka ngelur mjaft i kënaqur për këtë grumbullim. Alban një zbulim i vërtete për Paderborn sezonin e kaluar ka marre frytet e prezantimit te tij fantastik dhe një pune te jashtëzakonshme ne skuadër. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2534 |