HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Adrian Nikci feston me duart e kryqëzuar si shqiponje golin e tij te pare me Hanoverin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 28 Gusht 2012 22:00   pdfShtypEmail

adrian_nikci_hannover_96Gazeta prestigjioze zvicerane “Blick” ka hapur përsëri debatin e futbollisteve shqiptare qe luajtën me kombëtaren e tyre për mënyrën se sa te lidhur janë me kombin ndërsa ngre shqetësimin se këta futbolliste ne takimin e 11-shtatorit kundër Shqipërisë do te hedhin vetëm gjysmën e shpirtit ne fushe.

Yjet zvicerane festojnë shqip është kryeartikulli i “Blick” për mënyrën se si festoi Adrian Nikci me duart e kryqëzuar si shqiponje golin e tij te pare me Hanoverin ne Bundeslige. Për klubin kjo nuk është një problem, analizon gazetari, por për kombëtaren po pasi duhet te impenjohen për vendin qe i ka mirëpritur.

Nikci i lindur ne Sarajeve me pasaporte zvicerane dhe shtetësi kosovare beri një debutim ëndrrash me Hanoveri. 15 here ka mbrojtur ngjyrat e shpresave te Zvicrës duke shënuar tre gola . por per zviceranet festimi I tij nuk eshte pritur mire ashtu si kampioni I botes për 20-vjeçaret Pajtim Kasami kohe me pare te Palermo.

Granit Xhaka analizon gazeta përshëndeti shokët e rinj te Borusia Menchegladbah me himnin shqiptar edhe pse u mundua te mbrohej nga polemikat se 80% është zviceran, por sipas tij rrënjët janë kosovare dhe kështu do te jene gjithmonë.

Ylli me i ri i Bajern Xherdan Shaqiri ne këpucët e tij ka tre flamurë, kryqin zviceran, atë shqiptar dhe kosovar. 20-vjeçari nga Gjilani ka deklaruar se 50 % e zemrës se tij i takon Kosovës.

Ne fund gazetari ngre një pikëpyetje te madhe se çfarë do te ndodhe nëse Kosova njihet ne FIFA dhe UEFA pasi Zvicra ka edhe Blerim Xhemailin, Valon Behrami, apo Admir Mehmedi e shume e shume lojtare te tjerë. Pasi Kosova rezulton ne te gjitha grup moshat furnizuesja me e madhe e Zvicrës ne futboll, ata mund te largohen dhe shkëmbimi lejohet nga organizata botërore e futbollit.


busy
komente