HOT NEWS
E mërkurë, 22 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Italia/ Elvis Kabashi bashkohet me Juventusin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 26 Gusht 2012 10:36   pdfShtypEmail

ball_goalKlubi i Juventusit formalizoi marrjen hua të 18-vjeçarit shqiptar, Elvis Kabashi, nga skuadra e të rinjve të Empolit.

Në mjediset sportive fillimisht flitej për një blerje, madje në media qarkulloi shifra prej 1,8 milionë eurosh për mesfushorin e ri shqiptar, shifër e pakonfirmuar, por dhe e papërgënjeshtruar deri tani.


Elvis Kabashi, megjithë moshën e re, ka lindur në shkurt të vitit 1994, është shquar për fizikun e fuqishëm dhe teknikën e lartë.


Specialistët vënë në dukje një karakteristikë të veçantë në fushen e lojës: megjithëse është mëngjërash, Elvis Kabashi luan shumë mirë edhe me këmben e djathtë.


Ai është i aktivizuar me skuadrën kombëtare shqiptare të U-19. Jo rrallë ate e kane krahasuar me lojtarin e kombëtares italiane De Rossi, për aftësinë e tij në mbulimin e disa roleve si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit