Kroaci/ Fatos Beqiraj perplaset me trajnerin Ante Çaçiç | ||||
|
Incidenti ndodhi kur reprezentuesi malazez e kuptoi se nuk do të jetë në formacionin bazë të ekipit. Si formë reagimi, ish futbollisti i Shqiponjës, i Besës dhe i Buduçnostit deshi ta braktiste stadiumin. Mirëpo, ai e ndryshoi mendjen pas bisedave me disa bashkëlojtarë. Kurse Çaçiç nuk e largoi kosovarin nga ekipi, duke e mbajtur atë në bankinë dhe në minutën e 57-të e inkuadroi në lojë në vend të Rukavinës. Dinamo e fitoi duelin me rezultat 2:1, por kjo nuk do të thotë se pejani do të shpëtojë pa ndonjë gjobë për sjelljen e tij të pahijshme. Dinamo jo rrallë herë merret me raste të mos-disiplinës te futbollistët. Klubi së fundmi gjobiti sulmuesin Sammir, kurse njësoj e ka pësuar edhe Arian Ademi, i cili ngjashëm me Beqirajn kishte reaguan për statusin në ekipin. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2079 |