Futbollistet shqiptare, Mirnije e Egzona Selimi po paraqiten me përfaqësuesen e Zvicrës në botërorin U-20 që po mbahet në Japoni.
Zvicra të mërkurën u mposht nga Meksika me rezultatin 2-0, në ndeshjen e dytë të fazës grupore. Përfaqësuesja helvetike kishte humbur edhe takimin e parë, nga Zelanda e Re me shifrat 2:1.
Ndeshjen e fundit Zvicra e luan të dielën kur përballë do të ketë Japoninë. Kundër Meksikës, Mirnije Selimi ishte startuese dhe luajti deri në minutën e 74-t. Egzona Selimi u aktivizua nga fillimi i pjesës së dytë.
Mirnije Selimi është vetëm 15-vjeçare dhe luan për skuadrën Grasshopper. Egzona (18) luan për Zuerichun. Të dyja luajnë në mesfushë.
 |