Skoci/ Kuqi transferohet te Hiberniani | ||||
|
Në futbollin skocez kishte bërë përvojë më parë edhe vëllai i vogël i Shefki Kuqit, Njaziu. Ai kishte luajtur për Dundeen në Kategorinë e Dytë të Skocisë, mirëpo skuadra falimentoi dhe sulmuesi u largua për në kampionati grek. Shefki Kuqi stinorin e fundit luajti në Kategorinë e Tretë të Anglisë te skuadra Oldham Athletic. Sulmuesi vushtrrias kishte përcjellë skuadrën e Hibernianit nga tribunat në ndeshjen e javës së kaluar kundër Heartsit. Hibernian katër herë është shpallur kampione e Skocisë, së fundi në vitin 1952. Pas dy xhirove të zhvilluara në Premier League, Hibernian zë pozitën e fundit, atë të 12-ën me një pikë të fituar. Hibernian të shtunën do të jetë mysafir i St. Mirrenit. Ish lojtari i Finlandës, Kuqi nga viti 2001 deri më tani ka luajtur në Angli, me një shkëputje prej gjashtë muajsh që e kaloi në Koblenz të Gjermanisë. Ndër të tjera karrierë ka bërë edhe në Premier League për skuadra si Newcastle, Fulham e Blackburn Rovers. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1916 |