Italia/ Lorik Cana : Duhet te permisohemi ne mbrojtje | ||||
|
Kapiteni i kombëtares shqiptare, i shndërruar në lojtarin kyç te skuadra e Lazios, Lorik Cana, shprehet i kënaqur me formën e skuadrës por tërheq vërejtjen për repartin e mbrojtjes. Lazio ka pësuar humbje, në miqësoren e fundit ndaj skuadrës turke, Gallatasarai, me rezultat 1-0, por për futbollistin shqiptar nuk është asgjë për tu shqetësuar. Pavaresisht humbjes kemi zhvilluar nje ndeshje te mire deklaroi, ai ne perfundim te ndeshjes. “Meqë ishte sfida e parë për te parë se ku kemi arritur me formën tonë, është e rëndësishme të flasim për ekipin. Zhvilluam një lojë të mirë ndaj një rivali i cili konsiderohet mjaftë i fortë. Në fillim hasëm vështirësi, por më pas e morëm zoterimin e lojës në mesfushë duke e kontrolluar atë. Edhe pse pësuam humbje, mund të them se mbetëm të kënaqur me lojën tonë, e cila ishte mjaftë positive”, ka thënë gjakovari për StyleRadio. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1870 |