Iran/ Ervin Bulku bashkohet me Sukajn te Sepahani | ||||
|
Pas Xhevahir Sukajt, një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare ka vendosur ta vijojë karrierën në kampionatin e vendit aziatik. Ai është mesfushori Ervin Bulku, i cili ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimin edhe një vit tjetër, me Sepahan, aty ku sulmuesi shkodran, Sukaj, ka ngulur këmbë prej janarit të 2012. Bulku pranoi të nënshkruante me kampionët e Iranit pas një vitit të shpenzuar në Azerbajxhan me Azalin, ku luajti 22-ndeshje dhe shënoi tre gola. Oferta e Sepahan e bindi mesfushorin 31-vjeçar të ndërrojë ambient, duke vlerësuar ofertën ekonomike, e cila mësohet së është shumë e leverdishme. Skuadra iraniane, e cila, ka fituar kater tituj kampionë në 10-vjetët e fundit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2019 |