HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Xhani De Biazi : Ujkani eshtë shumë aktiv, i zoti mes shtyllave, por ka probleme me daljet
nga AlbaniaSoccer   E premte, 20 Korrik 2012 20:35   pdfShtypEmail

giani_de_biassiKëtë herë, Palermo do të varet vetëm nga ai. Samir Ujkani është i vetëdijshëm se sa përgjegjësi do të ketë në mbrojtjen e shtyllave të portës “rosanero”. Shkoi në moshë të re te kjo skuadër dhe pas një ikjeje të përkohshme, numri një shqiptar kthehet në Sicili pas tre vitesh të rëndësishme të përjetuara te Novara. Në një prononcim të tij, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi, nuk i kursen elozhet për portierin e ri të Palermos.

“Djem të zotë si Samir në futboll kam takuar shumë pak”, ishin fjalët e teknikut italian të kuqezinjve, dikur ish-mesfushor i Palermos nga viti 1983 deri më 1986. De Biazi e njeh mirë Ujkanin dhe mund të evidentojë pikat e forta dhe të dobëta: “Është shumë aktiv, i zoti mes shtyllave, ndërsa mundet ende të përmirësohet në dalje, shpjegon De Biazi. Dëshira për t’u maturuar dhe për t’u përmirësuar është kualiteti i tij më i rëndësishëm. Kam folur me të javën e kaluar dhe i kam shprehur urimet e mia, si një baba i mirë i familjes”.

Ish-tekniku i Modenës dhe Torinos ushqen besim të plotë te potenciali i portierit të rikthyer tek ish-skuadra pas tri vitesh te Novara: “Ujkani sigurisht që është i gatshëm për Palermon, nënvizon De Biazi. Është një djalë vërtet shumë punëtor, i shoqërueshëm me të gjithë. Sicilianët do ta vlerësojnë, është një gjë e mirë edhe për Shqipërinë, që ai të afirmohet te Palermo”.

Rol të rëndësishëm për përmirësimin e Ujkanit, sipas De Biazit, do të jetë Franko Paleari, përgatitësi i portierëve të Palermos dhe një mik i madh i trajnerit të Shqipërisë: “Paleta ka qenë shoku im i dhomës te Palermo për tre vite, kujton De Biazi. Është një tip paksa egocentrik, do të jetë një ndihmë e madhe për Ujkanin, duke i dhënë atij pak më shumë ‘ligësi’”. Garancinë për Ujkanin e jep edhe Alberto Fontana, ish-portieri i sicilianëve: “Samir është një djalë me të dhëna të mira fizike dhe kualitete të rëndësishme teknike, thotë Fontana. Por gjëja më e rëndësishme do të jetë të mos e karikojnë me shumë presion. Është i ri, ka nevojë të maturohet e të përmirësohet”. Ujkani ka qenë portieri i tretë te Palermo në të cilën Fontana ishte titullar në vitin 2007. “Kujtimi im për Samirin është për një djalë serioz, simpatik, me shumë dëshirë, vëren Fontana. Nuk ishte djaloshi i zakonshëm kryeneç. Me kualitetin që ka, mund të shkojë larg”.


busy
komente