HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa League/ “Gardiani” kuqezi shënoi në perballjen me Kliftonvilin
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 14 Korrik 2012 18:52   pdfShtypEmail

etrit_berisha_kalmarPërveçse një garanci për portën, ai di edhe të shënojë. Bëhet fjalë për portierin e ri të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. 23-vjeçari ka shënuar në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues të Europa League, ku Kalmari mposhti 4-0 irlandezët e Kliftonvil.

Skuadra suedeze ishte mposhtur 1-0 në takimin e parë, megjithatë për Kalmarin gjithçka ka qenë e thjeshtë në takimin e luajtur në shtëpi. Madje, kualifikimi u sigurua përpara mbylljes së pjesës së parë të takimit, ku vendasit kryesonin 3-0 me gola të Israelson, Gjorgjeviç e Daudas.


Në fundin e ndeshjes kishte vend për lavdi edhe për Berishën. “Gardiani” 23-vjeçar mori përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi në minutën e 91-të dhe ai nuk gaboi nga pika e bardhë, duke vulosur shifrat në 4-0.


“Në periudhën e fundit nuk kemi pasur penallti në favor të ekipit tonë, por nëse në të ardhmen do të ketë, unë jam gati t’i ekzekutoj”, ka thënë Berisha për mediat suedeze.


Goli i portierit ka entuziazmuar tifozët e pranishëm në stadium, ndërsa në turin e dytë të Europa League, tashmë Kalmarin e pret sfida me kroatët e NK Osijek.


Kjo tregoi se përveç sigurisë në portë, ku Etrit Berisha është kandidat për një vend titullari së bashku me Samir Ujkanin, portieri i cili ka debutuar në miqësoren me Iranin, mund të jetë një alternativë e mirë edhe për të ekzekutuar 11-metërsha.


busy
komente