HOT NEWS
E mërkurë, 22 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Portugali/ Vasil Shkurtaj transferohet te CD Tondela
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 14 Korrik 2012 14:42   pdfShtypEmail

vasilis_shkurtaj_thumbVasil Shkurtaj, do të luajë me një tjetër skuadër sezonin e ri. Ai është transferuar te Desportivo de Tondela (Portugali), ekip ky që u ngjit në Ligën e Dytë të këtij kampionati.

Pas një sezoni mjaft të mirë që bëri në Braga me ekipin Vilaverdense, sulmuesi i Kombëtares U-21 u vu në qendër të kësaj merkatoje, teksa shumë skuadra të kampionatit portugez kërkuan shërbimet e tij për sezonin e ri.

Shkurtaj ka zgjedhur ekipin e Tondelës, ku trajner është ish-futbollisti i Kombëtares portugeze, Vitor Paneira. Kështu, shqiptari do të nisë një tjetër aventurë me një tjetër skuadër të kampionatit portugez.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit