Trukimet/ Rijat Shala, 150-mij Euro per trukimin e ndeshjes Kievo-Novara | ||||
|
Ndeshja e Kupës së Italisë mes Kievos dhe Novarës, më 30 nëntor 2010, është një nga më të përfolurat në skandalin e trukimeve që ka përfshirë futbollin italian. Manipulimi i kësaj sfide ka treguar se çfarë ndodhte në të vërtetë në Itali, ku futbollistë shumë të njohur, korruptoheshin nga mafiozë të këtij sporti. Sipas përgjimeve të Prokurorisë, por edhe rrëfimeve të bëra nga të penduarit si Karlo Xhervazoni, një grup mafioz sllav, i kryesuar nga Almir Gegiç, u ofroi 150 mijë euro futbollistëve të Novarës që të humbisnin me shumë gola ndaj Kievos. “Në fakt kështu ndodhi, Novara humbi me shumë gola, - rrëfen Xhervazoni. – Kujtoj që sllavët takuan Nikola Ventolën në një hotel dhe i dorëzuan një shqiptari që luante te Novara (Rijat Shala), 150 mijë euro, të cilat u ndanë edhe me lojtarë të tjerë, përfshirë portierin Fontana”, shton ai. Kosovari Rijat Shala ka qenë një futbollist tepër i njohur në Itali, ku ka luajtur me Kaljarin dhe me Novarën, ndërkohë që në sezonin e shkuar kaloi te Lugano në Zvicër. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1912 |