HOT NEWS
E mërkurë, 22 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Australi/ Besart Berisha dy gola dhe i jep titullin kampion Brisbane Roar
nga AlbaniaSoccer   E diel, 22 Prill 2012 14:25   pdfShtypEmail

besart-berishaBrisbane Roar fitoi titullin kampion ne Australi këtë mëngjes ndërsa përsëri vendimtar ishte ish-futbollisti i kombëtares shqiptare te futbollit, Besart Berisha.

Ne finalen kundër Perth Glory skuadra e Brisbane ishte ne disavantazh te një goli deri ne minutën e 85-te, kur Berisha shënoi një gol fantastik me koke, duke barazuar shifrat. Por ne minutën e 7-te, te shtesës, futbollisti shqiptar do te ishte protagonist ne një penallti qe ngjalli mjaft polemika, duke e kthyer vete ne gol ne rezultatin përfundimtar 2-1.

Ky ishte titulli i dyte rresht për Brisbane Roar ndërsa për 27-vjeçarin Berisha ishte goli me numër 19-te, dhe njëkohësisht golashënuesi me i mire i kampionatit australian.

Kel Naraci


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit