Zvicer/ Hyka dhe Kukeli 90-minuta, Shaqiri supergol per Bazelin | ||||
|
Lucerne-Basel 1-1 Futbollisti kosovar me pasaporte zvicerane, Xherdan Shaqiri, shënoi një supergol për skuadrën e tij Bazel, duke u cilësuar si goli me i bukur ne kampionatin zviceran për këtë sezon. Ne takimin e vlefshëm për javën e XXVII mes Lucernes dhe Bazel, ne minutën e 3-te, futbollisti i kombëtares zvicerane pas një pasimi shënoi një gol te mahnitshëm me rafishate, duke e çuar topin ne rrjete. Ndërkohe Lucerna, skuadra e Jahmir Hykes dhe Burim Kukelit, kandidatit për kombëtare, barazoi shifrat ne minutën e 59-te, ne rezultatin përfundimtar 1-1. Si Kukeli, ashtu dhe Hyka luajtën përgjatë 90-minutave. Pas përfundimit te kësaj jave, Bazel kryeson ne kampionatin zviceran ne vend te pare me 59-pike, 17-pike larg Lucernes te vendit te dyte. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2327 |