Itali/ Erjon Bogdani : Per ekipin kombetar gjithmon gati | ||||
|
Goli Bogut ndaj Cezenes eshte perzgjedhur goli me i bukur i javes ne seria A Sulmuesi shqiptar nuk i ka besuar të majtës së tij në momentin që i erdhi topi dhe kështu ka bërë një ndërhyrje fluturuese në sparkatë me një koordinim perfekt: topi i goditur nga një e djathtë e mrekullueshme me të jashtmen ka puthur pjesën e sipërme të traversës dhe ka përfunduar në rrjetë. Një realizim i bukur dhe i vështirë, nga një lojtar që me tre golat në 4 -deshjet e fundit po demonstron më në fund potencialin e tij prej një sulmuesi race. “Bogdani është i parezistueshëm”. “Ndihem mirë në këto momente, për arsye se jam në formë, jam stërvitur mirë edhe te Çezena, ka rrëfyer shqiptari. Këtë e kam faktuar edhe me Sienën tani, sepse nuk mundesh të stërvitesh mirë në 1 muaj. Kam pasur një formë konstante, edhe te Siena trajneri më ka besuar vendin e titullarit. Unë munda t’ia shpërblej me gola”. Por ai gol i Bogdanit duket se e ka shtyrë ish-skuadrën e tij, Çezenën drejt rënies në Serinë B. Megjithatë sulmuesi thekson se nuk ishte hakmarrje: “Pas ndeshjes i takova të gjithë lojtarët e Çezenës, sepse i kam miq. Më erdhi keq që i pashë të mërzitur, pasi humbja me ne i çon me një këmbë në Serinë B. Më erdhi keq, por megjithatë unë jam profesionist dhe jap maksimumin për fanellën që vesh”. Ndërsa dëmtimi në këtë takim i sulmuesit tjetër të Sienës, Emanuele Kalajo, i cili rrezikon të mungojë deri në fund të sezonit, duket se ka bërë që Bogdani të ketë një vend të garantuar titullari në takimet e mbetura. “Është e vërtetë. Mua më erdhi keq kur më thanë që Kalajo ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojnë në këto 12-ndeshje të kampionatit. E mora në telefon dhe e urova që të shërohet sa më shpejt. Me dëmtimin e Kalejos kam mundësi të luaj javë për javë. Futbolli ndryshon shpejt, por shpresoj të jap kontributin tim për të qëndruar në Serinë A”. Formën e mirë që po kalon në këtë muaj Bogdani është i gatshëm ta vërë edhe në dispozicion të Kombëtares. “Kam folur me trajnerin De Biazi dhe me presidentin Duka. Nëse Kombëtarja do të ketë nevojë për mua, unë jam i disponueshëm të jap ndihmesën time. Do të jem gjithnjë i gatshëm”. Por ditët në vazhdim do të jenë shumë të ngarkuara, pasi Çezenën e presin tri ndeshje shumë të rëndësishme, duke filluar që në mesjavë, një përballje historike ndaj Napolit, ku nëse do të mund të merrnin të paktën një barazim, do të fitonin të drejtën për të luajtur në finalen e Kupës së Italisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2159 |