HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Lorik Cana : Kam mbetur nje tifoz i Gallatasarajit
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Shkurt 2012 12:57   pdfShtypEmail

lorikcanaj_lacioNë Itali, mesfushori i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka thyer heshtjen pas një kohe të gjatë, duke folur për situatën e tij, por duke lakuar edhe Gallatasarajin, që është duke kryesuar bindshëm kampionatin turk.

“Edhe pse jam larguar, kam mbetur një tifoz i Gallatasarajit. Shpresoj që ata të fitojnë kampionatin këtë vit, pasi kanë një skuadër të fortë dhe një trajner shumë të mirë”.

“ Muslera? Mendoj se do të qëndrojë te Gallatasaraji. Këtu më thonë të gjithë se Fernando ka bërë gjëra të mira kur ka qenë te Lacio dhe se është një portier i zoti. Mendoj se do ta ketë të vështirë të ndryshojë ambient. Është duke ecur shumë mirë, ndërsa edhe pse shumë i ri, ka një eksperiencë të madhe. Them se është një nga portierët më të mirë në Evropë”.

Cana ka folur edhe për aventurën e tij te Lacio. “Kampionati italian është vërtet shumë i vështirë, por Lacio është duke ecur mirë dhe jemi në vend të tretë. Objektivi ynë është Champions League dhe nëse ia arrijmë, ndoshta mund të luajmë me Gallatasarajin sezonin tjetër. Do të ishte diçka e bukur”, deklaroi Lorik Cana.

Kel Naraci


busy
komente