Itali/ Agon Mehmeti firmos per Palermon | ||||
|
Sulmuesi nga Kosova me shtetesi suedeze Agon Mehmeti eshte trasferuar ne Seria A te ekipi i Palermos. Gjate konferences per shtyp ai deklaroi se ky ishte mundesia e tij e madhe. Mehmetin e krahasojne me lojtarin e madh te Milanit Ibrahimovic. “Ai është padyshim një lojtar i madh dhe kete e ka treguar gjithmonë me kombëtaren suedeze dhe me Milanin. Unë jam i frymëzuar për lojën e tij por nuk mund ta krahasoj me timen sepse ne kemi cilësi të ndryshme, edhe në qoftë se unë të përpiqem të imitoje lojen e tij, e vetmja gjë që na bashkon eshte se kemi luajtur në Malmo”. "Unë jam një sulmues për 360 grade. Unë gjithashtu kam luajtur dhe ne krah te Malmo, ndërsa Zlatan Ibrahimovic ka luajtur shpesh si një sulmues qendror. Me pelqen te lëviz më tepër përgjatë tërë frontin te sulmit". Kuriozitet në lidhje me nofkën e tij, "Super-Sub", “Është një pseudonim lindur nga fakti se unë kam shenuar disa gola sapo jam inkuadruar ne loje loje. Mua me pelqen te shenoje ne cfar do lloj menyre qe te vij. Dua të them se nuk më pëlqen shume ky pseudonim ". Sulmuesi shpjegon zgjedhjen e numrit 24 ne fanellen e tij: “Nuk ka asnjë arsye të veçantë, por numri i preferuar mbetet 11". Për përvojën e tij të re në Itali: “Tani mendoj vetëm per Palermon, te perqendrohem dhe te rritem te ky ekip. Falënderoj presidentin për besimine treguar ndaj meje sepse kjo është një ëndërr. Unë do të luaj në 100% për të arritur të gjitha objektivat. Falenderoj dhe drejtorin Cattani”. Sulmuesi me origjine nga kosova mund te jete ne fushen e lojes qe ne ndeshjen ndaj Napolit. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2266 |