Serie A / Ujkani nuk ndalon dot Xhemailin, Bogdani "gëzon" pas sherrit dhe fitores | ||||
|
Samir Ujkani luanjti nje ndeshje pozitive duke mbrojtur porten e skuadres se tij Novara, por nuk arriti qe te ndalonte golin e Blerim Xhemailit i cili ne minuten e 85-te mposhti portierin e kombetares se Shqiperise, duke i dhene nje barazim te vlefshem Napolit. Ujkani luajti si titullar gjate gjithe takimit. Erjon Bogdani ka qene i gezuar pas perfundimit te takimit Palermo-Cesena per dy arsye. Skuadra e tij fiton jashte fushe dhe ai ka bere paqe me shokun e dhomes se tij Benalouane me te cilin pati nje "sherr" ne stervitje nje dite me pare. "Me vjen keq per ate qe ndodhi, por une dhe Yohan jemi shume miq. Fatekeqesisht nervat na tradhetuan por midis nesh gjithcka u sqarua", theksoi sulmuesi Shqiptar i cili u aktivizua ne pjesen e dyte te ndeshjes ndaj Palermos. Ai hyri ne fushe ne minuten e 73-te, kur rezultati ishte 0-1 ne favor te skuadres se tij, qe me kete fitore ben nje hap perpara "luftes" per te qendruar ne Serie A. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5997 |