Mesfushori Ylli Sallahi është një tjetër talent shqiptarë qe meriton vëmendje. 16 vjecari, i cili eshte formuar si lojtarë në Austri tek Akademia e Kapfenbergut nënshkroi para disa ditësh nje kontratë me gjigandët e Bajernit të Mynihut. Megjithatë, përpos talentiti te padiskutueshëm te ketij djaloshi, të vjen keq që askush nga drejtuesit e futbollit tone nuk intëresohet qe kë ky “Yll” i ardhshëm i futbollit europian të ingranohet ne Kombëtaren U-17 ose U-19 të Shqipërise. Ndërkohë, burime te sigurta kanë konfirmuar se trajneri i përfaqësueses U-17 të Austrisë, Thomas Janeschitz do t’a ftoj shume shpejt Sallahin në këtë Kombëtare. Ndaj, shprehja qe vlen me shume ne raste te tilla eshte: Duhet te reagojme sa me shpejt, pasi neser mund te jete shume vone! Dardanoz Zhilivoda
 |