Bundesliga 2 / Shenon Kapllani, fiton Paderborn |
nga AlbaniaSoccer E diel, 19 Dhjetor 2010 15:31 |  |  |  | |
Sulmuesi i kombetares se Shqiperise Edmond Kapllani ka shenuar golin e fitores per Paderborn ne Stadiumin Allianz Arena ne Munih tek ekipi i tij mundi Munchen1860 me rezultatin 1-0. Kapllani shenoi golin nga pika e penalltise ne minuten e 21-te pas nje prekje me dore te mbrojtesave vendas. Sulmuesi shqiptar gjate takimit u ndeshkua edhe me nje karton te verdhe ne minuten e 77-te dhe pese minuta me vone u zevendesua nga trajneri. Per Paderborn u aktivizua edhe sulmuesi tjeter me kombesi shqiptare Enis Alushi si titullar gjate gjithe ndeshjes.
Gent Mebelli
 |