Migen Memelli: Dua kepucen e arte ne Arabi | ||||
|
Sulmuesi 30-vjecar, pasi ka fituar “Kepucen e Arte” ne Kategorine Superiore shqipetare, Migen Memelli kerkon qe nje arritje te tille ta perserise edhe ne Arabine Saudite. Sulmuesi pogradecar, nje prej lojtareve me te spikatur te dy edicioneve te fundit ne kampionatin tone, fillimisht me Tiranen dhe me pas me Flamurtarin, kete sezon luan me Al Faisalin. 30-vjeçari ka percaktuar objektivin e tij: shenimin e 20-25 golave ne kampionatin arab. “Niveli i futbollit ketu ne Arabi eshte mesatar. Mendoja se kishte shume konkurrence. Nuk eshte ashtu. Per sulmuesin eshte me e lehte, sepse portieret jane te gjithe arabe. Federata vendase e ka me ligj: Nuk lejohet asnje portier i huaj. ‘Gardianet’ i kane shume te dobet. Kampionati ka 14 ekipe dhe luhet nga gushti ne prill, sepse me pas eshte shume nxehte. Dua te shenoj 20-25 gola, ne menyre qe te transferohem ne nje ekip me te forte”, tha Memelli. Sulmuesi ka shenuar gjashte gola deri tani dhe eshte nje nga futbollistet me te mire ne skuadren e tij. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2253 |