Erton Fejzullahu: Jam optimist per te ardhmen time! | ||||
|
Sulmuesi kosovar Erton Fejzullahu stinorin e kaluar debutoi në elitën e futbollit holandez me skuadrën NEC Nijmegen. Fejzullahu kishte paramenduar që debutimi i tij të ishte më i suksesshëm, por në fund nuk u nda i kënaqur me atë që tregoi në edicionin e tij të parë në Holandë. 22-vjeçar shënoi vetëm tri gola në 29 paraqitje me NEC-in. Në stinorin e ri Fejzullahu synon të tregojë më shumë dhe t'u tregojë krerëve të NEC-it se nuk kanë gabuar që e transferuan. "Stinorin e kaluar nuk eci gjithçka sipas planit. Nuk jam i kënaqur me atë që dhashë. Tash jam i përgatitur maksimalisht. Qysh në kampin stërvitor në Belgjikë do të tregoj se nuk kanë gabuar që më transferuan. Stinori i kaluar nuk ishte i mirë. Por, tash NEC-i do të ketë një Erton të ri", ka thënë Fejzullahu, shkruan "Omroep Gelderland" të martën. Fejzullahu verën e kaluar u transferua në NEC nga Mjallby i Suedisë për 550 mijë euro dëmshpërblim. Ai firmosi me skuadrën holandeze kontratë deri në verën e vitit 2013, ndërsa u vlerësua si transferim i madh për klubin. Por Fejzullahu në stinorin e tij të parë nuk arriti të tregonte veten. Madje, në fund të edicionit disa mediume holandeze e futën atë në mesin e transferimeve të dështuara të stinorit në elitën e futbollit të Holandës. NEC së fundi ka nisur kërkimin për një sulmues të ri, por Fejzullahu nuk i frikësohet konkurrencës. "Unë nuk kam frikë nga asgjë. Do të luftoj për një vend", ka thënë Fejzullahu. Dardanoz Zhilivoda Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2421 |