Cana merr cmimin “Ambasador i shqiptarëve në botë” | ||||
|
Mesfushori i Sandërlendit, Lorik Cana, merr cmimin “Ambasador i shqiptarëve në botë” nga gazeta “The Albanian” që e jep këtë cmim cdo vit. Petrit Kucana, botues i kësaj gazete shprehet: “Cana është krenaria e shqiptarëve në Britaninë e Madhe i cili po u tregon britanikëve vlerat e vërteta të shqiptarëve duke u kthyer në shembull referues të një shqiptari të suksesshëm, mbi të gjitha të një djali patriot i cili është krenaria e kombit tonë”. Pas dorëzimit të këtij ccmimi nga poetja Brixhilda Ndini, i emocionuar Cana tha: “Këtë cmim të dhënë nga komuniteti shqiptar në Angli e vlerësoj shumë pasi jam rritur në diasporë kur lashë Kosovën që shtatë vjec. Kur shkova në Zvicër për nëntë vite isha një emigrant pa dokumenta të rregullta qëndrimi, por kjo më ka bërë të fortë pasi të jetuarit në diasporë mes shqiptarëve më krijoi ngrohtësinë e duhur sikur të isha në Kosovë. Është e rëndësishme për ne dhe fëmijët e lindur në mërgim mos të harrojmë gjuhën dhe traditat tona”, ka thënë Cana. Andi Gjata Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2134 |