HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shulku paralajmeron masa drastike per ti thene "STOP" dhunes.
nga AlbaniaSoccer   E martë, 06 Prill 2010 23:03   pdfShtypEmail

ShulkuMe te gjitha masat e komisioneve juridike te FSHF-se, dhuna vazhdon te “mbreteroje” ne kampionatin shqiptar te futbollit, duke u zhvendosur nga njera kategori ne tjetren. Fundjava futbollistike ne kete fillim prilli ka sjelle me vete dhunen e pashoqe ne Kategorine e Pare dhe te Dyte. Incidentet e fundit u regjistruan ne ndeshjen Ada-Bylis (1-1) ne Velipoje. Shkak ishin nderhyrjet e ashpra mes lojtareve, per shkak te te cilave serbi Milunoviç eshte larguar nga fusha ne gjendje kome, ndersa tre futbolliste te tjere te ballshioteve pesuan demtime serioze. Po ashtu, pati kontestime per nje gjykim jo te drejte nga ana e arbitrave. Por episodet me te renda jane shenuar te dielen ne Kategorine e Dyte. Ne Kuçove, ne ndeshjen Naftetari-Erzeni nje gjyqtar anesor ka perfunduar ne spital, ndersa gjyqtari kryesor eshte kercenuar, gje qe ka bere ne nderprerjen e ndeshjes. Ne periferi te Tiranes, ne fshatin Yrshek, eshte nderprere nje tjeter ndeshje, ajo mes Olimpikut dhe Mamurrasit, pasi vendasit nuk e kane futur skuadren ne fushe ne forme proteste ndaj gjykimeve te gjyqtarit Shkelqim Balliu. Por me vone eshte konstatuar se ky i fundit kishte braktisur ambientet, duke bere qe ndeshja te mos mundet te filloje me. Nje atmosfere e tensionuar ka shoqeruar edhe takimin tjeter te Kategorise se Dyte, Korabi-Terbuni (0-0) ne Peshkopi, pasi vendasve u eshte anulluar nje gol i rregullt, gje qe ka çuar ne konflikt me asistentin e takimit. Pikerisht keto episode dhune, te cilat nuk dine te ndalen, kane nxjerre dje shefin e Sektorit te Garave ne FSHF, Ilir Shulku, i cili ka reaguar ashper. “Jemi duke mbledhur provat perkatese dhe per momentin mund te them se do te analizojme me kujdes gjithçka, paralajmeroi dje Shulku. Komisionet do te japin vendimet e duhura dhe te gjithe shkaktaret e dhunes do te denohen. Nuk do te kete asnje tolerim. Masat do te jene te ashpra, madje edhe deri ne perjashtime. Klubet e futbollit ne Shqiperi duhet te kuptojne se me keto qendrime dhe me ligjin e ‘vetegjyqesise’ demtojne veten. Pasi ato per çdo ankese duhet t’i drejtohen Federates, pasi dhuna ne kampionat nuk justifikohet ne asnje moment”, perfundoi shefi i Sektorit te Garave.

 

Enea Shtrepi


busy
komente