HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Xhevahir Sukaj : Tek Ismaily, per tu rikthyer ne kombetare !
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 08 Shkurt 2010 06:44   pdfShtypEmail

zhevahir_sukaj_ordospor_kayosporKa rifilluar kampionati Egjyptian i futbollit dhe diten e djele skuadra e Ismaily ku aktivizohet futbollisti Shqiptar Xhevahir Sukaj ka zhvilluar takimin e pare per kete vit te ri, duke fituar ne fushen e vet dhe duka vazhduar te qendroje ne vendin e dyte ne klasifikimin e pergjithshem, 4 pike larg Al Ahly qe eshte skuadra kampione ne fuqi.

« Ishte takimi pare per kete vit te ri dhe e filluam mbare duke fituar 2-1 » u shpreh ne nje bisede per Albaniasoccer.com, sulmuesi i talentuar Shkodran Xhevahir Sukaj i cili ndjehet shume mire tek skuadra e tij e re.

« Ketu jetojne me futboll. Kushtet jane te kenaqshme dhe njerezit sillen shume mire dhe jane te respektueshem. Eshte nje qytet interesant, me jete normale.Mua me kane pritur mire dhe sillen kenaqshem. Ata presin shume nga skuadra e tyre dhe ne cdo ndeshje pothuajse Stadiumi mbushet plot, ashtu sic ndodhi edhe sot. Sedik dhe Salem shenuan per skuadren e cila eshte e superngarkuar me sulmues, ku me duhet qe te konkuroje midis 6 sulmuesave per te siguruar nje vend titullari ne ekip », vazhdoi biseden Sukaj, i cili i eshte perkushtuar stervitjes disa oreshe ne dite.

« Qyteti eshte afer bregdetit dhe ka plazhe, por te them te drejten nuk kam patur asnje minute kohe qe ta shijoje pasi ketu stervitem intensivisht dhe tani qe filloi kampionati do te jete akoma me e veshtire. Sic e permenda edhe me siper, konkurenca eshte e madhe dhe me duhet qe te rivalizoje me sulmues te kombetares Tuniziane dhe saj egjyptiane qe aktivizohen ne formacionin baze. Une mendoj se do arrij te fitoj nje vend pasi skuadra perdor shume sulmues, te pakten 2-3 ne cdo takim dhe kjo eshte favorizuese », theksoi ish sulmuesi i Vllaznise, per te cilin u fol shume rreth nje rikthimi ne vendlindje per te vazhduar karrieren e tij ne Kampionatin Shqiptar.

« Me thene te drejten une shume pak e lexoj shtypin, por e kam degjuar qe ka patur thashetheme rreth rikthimit tim, te cilat kane qene te pabaza. Une nuk kam patur ndermend te kthehem ne Shqiperi, sepse une kisha kontrate me klubin turk dhe une e prisha kontraten pasi me erdhi kerkesda nga skuadra Ismayli, prandaj keto kane qene thjesht hipoteza, pa baze », sqaroi Sukaj, i cili e ka si objektiv qe paraqitja e tij me Ismaily ta ndihmoje per tu afruar sa me prane aktivizimit me ekipin kombetar.

« Padyshim qe eshte nje nga objektivat e mija. Aktivizimi ne kombetare eshte nje deshire qe me motivon dhe perhere eshte ne mendjen time. Besoj se paraqitja ime ne ndeshjet e Kampionatit, do me krijoje mundesine e rikthimit ne kombetare », vazhdoi Sukaj, i cili nuk harron ta ndjeke ecurine e skuadres se tij Vllaznia edhe tani qe ndodhet akoma me larg vendlindjes. 

« E morra informacionin nga faqja e juaj e internetit qe vllaznia mundi Tiranen ne kryeqytet. Mua me erdhi shume mire dhe mu be qejfi qe fitoi Vllaznia, por me vjen shume keq kur shikoj se ne cfare vendi ndodhet. Gjithashtu, me erdhi mire per shoket e vecanerisht per Balen, qe kam patur gjithnje besim qe do te behet lojtar i mire dhe me emer ne kampionatin shqiptar, por i uroj nje transferim sa me te shpejte ne nje kampionat jashte Shqiperise qe ta ndihmoje ne zhvillimin dhe rritjen e tij si futbollist profesionalist », theksoi duke perfunduar prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, sulmuesi Shkodran Xhevahir Sukaj

 

Kel Naraçi

busy
komente