Andrea Marko largon kater lojtare nga Skenderbeu | ||||
|
Trajneri Skenderbeut, Andrea Marko ka nisur vrullshem punen ne skuader. Pas ndeshjes miqesore me Pogradecin, timonieri i ekipit korçar, ka larguar kater futbolliste nga skuadra. Dy serbe qe po testoheshin prej disa ditesh nuk kane kaluar provimin dhe Marko ka komunikuar lajmin qe duhet te largohen ndersa e çuditshme eshte qe tekniku i Skenderbeut ka zgjedhur te largoje nga skuadra edhe dy lojtaret vlonjat qe kane qene pjese e ekipit ne pjesen e pare te sezonit. Liçaj dhe Malaj, jane dy lojtaret e perzgjedhur nga Andrea Marko per ti larguar nga Skenderbeu. Ditet ne vijim, drejtuesit e skuadres kane programuar te afrojne disa lojtare te tjere ne prove dhe alternative e vetme eshte tregu i huaj.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3749 |