Fshf-ja, testime fizike dhe teorike per bluzet e “Zeza” | ||||
|
Federata Shqiptare e Futbollit zhvillon ne date 13-14 janar 2010 testimin teorik dhe fizik per arbitrat dhe asistentet e Kampionatit Kombetar. Ky testim zhvillohet kater here brenda nje sezoni futbollistik. Meqenese FSHF ka aplikuar per te qene pjese e Koventes se Arbitra ne UEFA, ne kete testim do te marre pjese edhe z.Kyrios Vassaras ish-arbiter i FIFA-s. Z.Vassaras eshte ngarkuar si pergjegjes nga UEFA dhe FIFA per te mbikqyrur punen e disa federatave te futbollit ne rajonin e Ballkanit. Testimi fizik do te zhvillohet ne date 13-14 janar me te gjithe arbitrat dhe asistentet ne pisten e stadiumit kombetar "Qemal Stafa". Gjithashtu ne kete seminar do te marre pjese edhe z.Charles Schaack pergjegjes i Konventes se Arbitrave ne UEFA per Federaten Shqiptare te Futbollit.
Media FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4627 |