Fatjon Sefa eshte deshira me e madhe e Partizanit per sulmin. Sulmuesi pelqehet nga Hasan Lika dhe drejtuesit do te bisedojne me presidentin Bizhdili per te. Per momentin Besa e ka bllokuar dhe nuk ka ndermend te heqe dore nga sherbimet e tij por Partizani dhe presidenti Demi do te bejne edhe nje prove te fundit ne muajin janar. Te kuqte jane gati te paguajne per kartonin e sulmuesit te Beses qe ne fazen e pare ka shenuar gjashte gola dhe premton te jape akoma me teper.
 |