Kategoria Superiore/ Flamurtari thyen Partizanin, Vllaznia bie ne Lac | ||||
|
Ne Vlore Flamurtari vendas ka thyer Partizanin. Nje gol i shenuar nga Hair Zeqiri ne pjesen e pare i ka dhene skuadres se Ernest Gjokes tre pike te cmuara qe i dergojne menjehere ne zonen europiane te klasifikimit. Partizani ka deshtuar te marre pike ne transferte edhe pse skuadra e Likes ka luajtur mjaft mire dhe ka patur disa mundesi shenimi me Mazrekaj, Hyshmerin dhe Bordon. Te kuqte kane qene prane barazimit por Xhelili ka bere ne disa raste mrekulline. Flamurtari ka rritur lojen dhe me Dushkun e Zeqirin kane bere si duhet gjthcka qe Gjoka u ka dhene udhezime para ndeshjes. Ne fund, festa ka qene e gjitha per vendasit ndersa te kuqte jane larguar me koken lart pasi pavarsisht humbjes e kane mbyllur vitin ne vendin e dyte. Ne Kavaje, Besa ka mundur nje rival direkt ne luften per mbijetese. Bylis ka rezistuar shume dhe ka qene prane barazimit por ne fund vendasit kane marre tre piket. Ramadani ka shenuar ne minuten e 25, Sefa shenoi ne minuten e 60’ ndersa ne minuten e 66’ Gerxho ngushtoi shifrat. Takimi u mbyll me fitoren e Beses qe ben nje tjeter hap per tu larguar nga fundi I tabeles. Ne stadiumin e Lacit, vendasit kane mposhtur me lehtesi Vllaznine, nje skuader qe tani e shikon veten seriozisht te rrezikuar nga fundi. Vucaj ka shenuar dy here ne porten e Vujadinovic ndersa golin e trete dhe te qetesise e ka realizuar Ofeje. Te tre golat u shenuan ne pjesen e pare dhe per Vllaznine nuk pati asnje shanc permbysje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3956 |