Levizjet/ Gramozi dhe Kastrioti ne “sulm” per Erjon Hotin | ||||
|
Mesfushori shkodran qe eshte aktivizuar me Apolonine e Fierit ne pjesen e pare te kampionatit, Erjon Hoti tashme eshte nje lojtar i lire pasi i ka perfunduar kontrata me ekipin fierak. Deri ne momentin e demtimit ne ndeshjen me Lacin, ai ka zhvilluar lojra shume te mira si dhe gola mjaft te bukur, duke qene pjese e pandare e formacionit te trajnerit boshnjak Karishik. Forma e mire qe gezon mesfushori 26-vjecar ka ngjallur interesin e shume klubeve, por dy prej tyre kane shfaqur hapur interesin e tyre per te marre sherbimet e tij. Skuadra e Gramozit te Ersekes si dhe Kastrioti kane bere ofertat e tyre konkrete ne drejtim te lojtarit. Ne ditet ne vijim do jete vete lojtari qe do te zgjedhe se ne cilen prej ketyre dy skuadrave do te luaje pjesen e dyte te kampionatit. Nuk perjashtohet mundesia e kthimit ne gjirin e skuadres "meme" Vllaznia, por kjo vetem nese trajner i saj behet boshnjaku Karishik i cili ruan nje simpati per mesfushorin punetor dhe do te deshironte ta kishte serish nen urdhrat e tij. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3716 |