Agim Canaj: Barazimi, ishte rezultati me i drejte | ||||
|
Bylis gjithmone ka bere ndeshje te mira ne Shkoder sepse eshte nje fushe qe te lejon te luash futboll qete. Nuk ka presjon ndaj lojtareve kundershtare dhe ndaj gjyqtareve. Bylis ka nje ekip te mire dhe ka disa vite qe ka kete baze te ekipit. Ne gabuam ne ndertimin e lojes. Ne pjesen e dyten luajtem me mire por goli i Kulit na ç’orientoi. Me ane te nderrimeve arritem te barazonim. Mund te fitonim ose te pesonim.Nuk meritonim me teper se barazimi qe eshte rezultati me I drejte. Mos te harrojme qe ne jemi ekip i ri dhe nese shikojme pagat Byli eshte shume me lart se ne. Mungesa e eksperience na çoi tek lenia e shume hapesirave per lojtaret sulmues te kundershtarit qe jane nder me te miret e superliges. Me kete kontingjent qe kemi problemet jane te shumte dhe mungesat e Rajovic dhe Gocajt na penalizojne shume, por ne si staf kerkojme te bejme me te miren me lojtaret qe kemi ne dispozicjon. Futbolli shkodran nuk ka cinizmin e disa ekipeve tjera.Vllaznia preferon gjithmone lojen sulmuese por sot patem probleme edhe me lojen ne krahe. Kjo eshte nje pike e rendesishme dhe shpresoj qe ndeshjen e ardhshme ta fitojme”, theksoi trajneri I Vllaznise Agim Canaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3429 |