HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari – Skenderbeu 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 15 Shtator 2013 22:36   pdfShtypEmail

Flamurtari-Skënderbeu-1-0Nje super ndeshje ne Vlore dhe ne fund Flamurtari ka festuar ndaj Skenderbeut. Shume vite pa fituar dhe serish keshtu per kampionet e vendit ne transferten vlonjate. Nje gol i shpejte i Shehaj ne pjesen e pare, nje super loje nga Flamurtari dhe me pas vjen incidenti ne tribune me goditjen e presidentit te Skenderbeut Takaj. Ndeshja u pezullua per 30 minuta dhe me nisjen e saj kampionet kane deshire per ta permbysur rezultatin dhe barazojne menjehere me Muzaken qe nuk feston ne respekt te ish skuadres se tij. Pjesa e dyte eshte me e mire per Skenderbeun qe i shkon shume prane shenimit golit te dyte ne disa raste me Pejic dhe Muzaken por Xhelilaj eshte shpetimtari i vlonjateve. Takimi luftohet shume, tifozet shajne e ofendojne sa munden dhe tensioni eshte i larte. Ne minutat e fundit te ndeshjes Flamurtari shton presionin dhe shperblehet me golin e Begaj qe ngre ne peshe stadiumin per suksesin e rradhes ndaj Skenderbeut qe i jep vlonjateve edhe kreun e tabeles pas javes se dyte.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit