Mirel Josa: Humbje e vështirë, nuk fajësoj asnjë nga lojtarët | ||||
|
Skënderbeu është eliminuar nga Europa League pas gjuajtjes së penalltive. Për Josen, ne karrieren e tij si trajner, kjo ishte humbja e parë pas ekzekutimit te 11-metershave. "Humbje e vështirë për tu kaluar, kur mundesh pas gjuajtjes së penalltive. Kjo ishte humbja ime e parë si trajner në një situatë të tillë.", u shpreh Mirel Josa pas perfundimit te ndeshjes Skenderbeu-Cernomorets. "Ishte me të vertete veshtire te shikoja fytyrat e lojtareve pas ndeshjes. Ata dhane maksimumin dhe une i vleresoj per kete. Do me duhet te punoj per ti ngritur moralin qe te jene gati per ndeshjen e hapjes se Kampionatit, sepse nga pergatitja fizike ata jane gati", theksoi Josa, i cili e dinte se skuadra e tij do ta kishte shume te veshtire ndaj nje kundershtari prestigjoza. "Ne e filluam lojen shume mire dhe luajtem ashtu sic duhej ne pjesen e pare, mire edhe me kujdes. Lojtaret e mij zhvilluan nje ndeshje shume te mire dhe nuk paten fat tek penalltite. Ata meritojne lavderimet me te mira, nderkohe qe i uroj Odeses suksese te metejshme dhe nje aktivizim me te shpeshte te Vangjelit dhe Bakajt me skuadren Ukrainase", u shpreh Josa, i cili kishte si preference zhvillimin e takimit ne Korçë. "Sigurisht, doja qe ndeshja te luhej ne Korce. Fushe fantastike, tifozeri te mrekullueshme, por atmosfera edhe ne Tirane ishte e mire dhe ne dhame gjithcka per tifozat tane sot", vazhdoi Josa i cili perfundoi duke theksuar: "Tani vetem deshiroj te shkoj ne shtepi dhe te takoj familjen" Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3757 |