Europa League/ 11-metershat skualifikojne Skenderbeun | ||||
|
Ndeshja e shumepritur midis Skenderbeut dhe Çernomorets Odesa nuk i ka dhene mundesine skuadres korcare per te vijuar me tej dhe per te mare pjese ne fazen e grupeve ne Europa League. Kampionet e Shqiperise humben 3 penallti, ndersa miqte dy te tilla. Per pasoje, eliminohet Skenderbeu dhe skuadra qe do te marre pjese ne fazen e grupeve do te jete ajo ukrainase. Kampionet fituan 1-0 me gol te Ribaj por duke qene se ndeshja e pare ne Ukraine ishte humbur me te njejtij rezultat, u desh koha shtese. Ne 30 minutat ekstra nuk u shenua asnje gol dhe per pasoje u gjuajten penalltite. Eliminimi ka ardhur vetem pas goditjeve te 11-metershave te nente. Tre prej futbollisteve te huaj qe luajne me skuadren e Skenderbeut, si Radas, Nimaga, dhe Orelesi kane humbur gjuajtjen e penalltive, ndersa miqte ne penalltine dicizive kane qene te sakte, duke u kualifikuar per me tej. Me lot per sportdashesit korcare dhe gezim per ata ukrainas eshte mbyllur ky takim i cili i dha mundesine Çernomorets Odesa te marre pjese ne fazen e grupeve Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3641 |