Skenderbeu/ Pero Pejic përjashtohet, Josa acarrohet | ||||
|
Pero Pejic morri karton te kuq 10 minuta pas fillimit te pjeses se dyte dhe e detyroi skuadren te luante me 10 lojtare per pjesen e mbetur te takimit. Me kete karton te kuq qe morri, Pejic nuk do te jete ne gjendje qe te aktivizohet me Skenderbeun ne ndeshjet Play-Off te Europa League dhe trajneri Mirel Josa nuk ishte i kenaqur nga veprimi i sulmuesit te tij. "Ishte karton i merituar. Pero nuk duhet ta bente ate veprim. Dalja e tij e veshtiresoi shume punen tone per te luajtur pjesen e mbetur te lojes me 10 lojtare, por aq me keq ai nuk do te luaje as ne Europa league dhe kjo eshte nje gje aspak e favorshme per skuadren tone. Ai eshte nje lojtar shume i fuqishem dhe nje lojtar shume i rendesishem per ekipin. Ai fitoi 2 penallti sot, por ja qe ne te ardhmen ne Europa League na duhet te luajme pa te" u shpreh Josa gjate konferences per shtyp pas ndeshjes ndaj Shakhtar Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3633 |