Sebino Plaku: Unë vetëm mendova: "Uau!" |
nga AlbaniaSoccer E diel, 04 Gusht 2013 02:38 |  |  |  | |
Sebino Plaku ishte një nga lojtarët më të mirë të enjten kur Slask Wroclaw mundi Club Brugge (1-0) ne ndeshjen e pare eliminatore te turit te trete ne Europa League. Shqiptari nuk e konsideron vehten të jetë një hero dhe argumenton se ai është i kënaqur me atë që ai ka gjetur tek Slask dhe qe eshte pjese e kësaj skuadre Kujtojme së ne minuten e 65-te te takimit ndaj Club Brugge, sulmuesi shqipetar mori një pasim nga Przemyslaw Kazmierczak, shkoi i "vetëm" me portierin mik dhe shenoi nje gol qe i ngriti te gjithe peshe ne Stadium “Nuk deshiroj qe te quhem “hero” edhe pse goli qe shenova sigurisht qe ishte vendimtar per fitoren e skuadres, por edhe pasimi qe me dha Kazmierczak e beri te lehte ekzekutimin tim dhe mund te them se isha me fat qe u gjenda ne ate pozicion” u shpreh Sebino Plaku per mediat polake.
Blerja e re e Slask, perrballoi presionin dhe nuk u perpoq të ndikohej nga portieri pasi e dinte që në fillim se çfarë ai dëshironte të bënte me topin. Shqiptar është gjithashtu shumë i kënaqur me atmosferën në ekip dhe ate qe klubi i ka afruar dhe paraqitur deri tani. “Heren e parë qe unë pashë stadiumin, Unë vetëm mendova “Uau” (WOW).Stadiumi ne vetvete me motivon mua. Gjithmone, sepse tifozët të krijojnë një atmosferë të mahnitshme - perfundon Plaku.
 |