HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Champions League/ Skënderbeu, sot në fushë kundër Nefci Baku
nga AlbaniaSoccer   E martë, 23 Korrik 2013 17:15   pdfShtypEmail

skenderbeu logoSkënderbeu do te perballet sot kunder Nefci Baku, ne takimin e kthimit per raundin e dyte kualifikues te Uefa Champions League. Pas barazimit 0-0 ne ndeshjen e pare, tekniku Josa ka vendosur ta beje skuadrën me sulmuese per te kerkuar kualifikimin por pa harruar te jete e vëmendshme ne prapavije, për te mos i dhene mundesi kundërshtarit, i cili sipas tij mbetet nje ekip shume i forte. Per kapitenin Shkembi, te dy skuadrat kanë mundësi te barabarte kualifikimi ndërsa favori i vetem i Skënderbeut është qe luan ne fushën e tij përpara tifozëve te zjarrte. Nga ana e tij, tekniku i Nefcit ka provokuar duke thëne se nuk e diskuton fitoren dhe është gati te jap dorëheqjen nëse del i humbur nga Korça. “Tashme ne e njohim shume mire skuadrën tuaj. Ne ndeshjen e pare Skënderbeu beri një loje tërësisht ne mbrojtje dhe ne nuk shfrytëzuam disa raste. Nëse i tremben Skënderbeut? E vetmja gje qe i trembem është zoti. Nese do te kënaqeshe me një barazim 1-1 apo 2-2 pas kësaj konference do te kërkoj vetëm fitoren. Nese do te humbas do te jap dorëheqjen, une jam profesionist dhe i mbaj premtimet”. Takimi do te zhvillohet ne orën 20:00 dhe do te drejtohet nga nje treshe arbitrash polake. Shoqëritë ndërkombëtare te basteve favorizojnë Nefcin per kete ndeshje ku nje fitore e Azereve kuotohet me koeficientin 1.85 ndërsa ajo e korçareve 3.9.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit