Zyrtare/ Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznisë | ||||
|
Ajo që ishte paralajmëruar dy ditët e fundit është bërë zyrtare. Agim Canaj u emërua trajner i Vllaznisë, pasi u konsiderua alternativa më e mirë e mundshme nga drejtuesit e skuadrës shkodrane. Në një komunikim për mediat, klubi i Vllaznisë njoftoi se ka rënë dakord me Agim Canajn për një kontratë 1-vjeçare, me të drejtë shtyrjeje edhe për një sezon tjetër. Mësohet gjithashtu, se ndihmësi i Canajt është emëruar ish-trajneri i Akademisë së Vllaznisë, Samuel Nikaj, ndërsa trajner i portierëve do të vazhdojë të jetë Elis Legata. Prezantimi zyrtar i trajnerit të ri të shkodranëve do të bëhet këtë të mërkurën në zyrat e klubit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3286 |