HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Champions League/ Neftçi – Skenderbeu 0-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 17 Korrik 2013 22:29   pdfShtypEmail

skenderbeu kampionSkenderbeu ka arritur te marre nje barazim pa gola ne takimin e pare te Champions League. Djemte e drejtuar nga Mirel Josa kane vuajtur gjate gjithe takimit por ne fund kane arritur te dalin me koken lart dhe me shume shpresa per kualifikim. “Ujqerit e debores” duket se kane fituar me teper eksperience nga takimet e shkuara duke zhvilluar nje ndeshje shume te mire taktikisht fal edhe vendosjes mjafte te mire te trajnerit. Korçaret e nisen lojen me formacionin 4-1-4-1 ku i vetem ne vijen e pare te sulmit ishte Pero Pejiç, i mbeshtetur nga Lilaj dhe Lika. Takimi fillon vrullshem teksa ne minuten e trete Arapi nga 20 metra ve ne prove portierin kundershtar.
Skenderbeu eshte i vendosur mire ne minutat e para dhe rrezikon edhe me Lilaj me nje goditje nga jashte zone ndersa azerbajxhanast zgjohen dhe fillojne te sulmojne furishem porten e Shehit. Flavinjo i kudondodhur ben lemsh” mbrojtjen korçare dhe ve ne prove ne minuten e 26-te portierin Orges Shehi. 5 minuta nga fundi braziliani devijon nje top vetem 5 metra larg portes por topi perfundon ngjitur me traversen. Pjesa e pare mbyllet e barabarte 0-0.Fraksioni i dyte i lojes eshte nje kopje e pjeses se pare. Neftçi Baku eshte zote e fushes dhe nuk lejon per asnje moment qe djemte e Mirel Joses te rrezikojne. Vendasit jane shume te rrezikshem por reflekset e Orges Shehit nuk lejojne ne disa raste qe goditjet e Abdullait dhe Denis Silves te mos perfundojne ne rrjete. Ne pjesen e dyte pati shume dyluftime te ashpra por rezultati nuk ndryshoi deri ne fund.
Me kete barazim Skenderbeu rikthehet me shume shpresa per nje kualifikim te mundshem ne turin e ardhshem te Uefa Champions League qe do te ishte nje sukses i madh per skuadren e Mirel Joses.


busy
komente