HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa League/ Daçia-Teuta, bastet për kualifikimin e moldavëve
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Korrik 2013 17:44   pdfShtypEmail

loja1-x-2Shtohen dyshimet për ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës, Daçia Çisinau-Teuta Durrës. Një ditë më parë, një nga kompanitë e basteve, "Federbet", ka njoftuar edhe FIFA-n për bastet e shumta gjatë gjithë 11 korrikut deri në momentin e fillimit të ndeshjes, që ai takim përfundon me rezultatin 2-0. Kompania nuk jep të dhëna për shumat e luajtura, por njofton nëpërmjet medias moldave moldfootball.md se të gjitha bastet e vëna për këtë ndeshje për rezultatin 2-0 kanë dalë fituese. Por nuk mbarojnë këtu bastet e vëna, pasi shuma parash janë vënë edhe për handikap, pra që vendësit moldavë fitojnë mbi 2 gola ndeshjen. Nëse do të pësonte gol nga Teuta, atëherë takimi duhej të përfundonte gjithnjë një rezultat që kualifikonte moldavët (2-0, 4-1, 5-2, etj).

Koefiçentët
Dyshimi ka qenë sidomos ditën e ndeshjes, kur fitorja e Daçia kuotohej 1.10, a thua se diferenca mes skuadrave ishte kaq e madhe. Kjo linte të nënkuptohej se fitorja e moldavëve ishte thuajse e sigurt. Por bastet nuk janë vënë thjesht për fitoren e Daçias, pasi edhe fitimi do të ishte i vogël, por janë vënë për fitore 2-0, ose fitore me 3 gola diferencë, në mënyrë që moldavët të kualifikoheshin për më tej. Në gjuhën e basteve, është luajtur handikap, duke falur gol për Teutën, ose 2 gola më saktë. Por koeficientët më të mirë kanë qenë për rezultat të saktë, ku kanë qenë edhe shumat më të mëdha të vëna për këtë lloj basti. Dhe në fakt ndeshja ka përfunduar 2-0. Kompania "Federbet" për dy ditë me radhë ka publikuar në mediet rumune dhe jo vetëm këtë fluks të paparashikuar në një ndeshje të turit të parë të Ligës së Europës.

Ndeshja
Kur mendohej se Teuta e kishte hedhur një hap drejt kalimit të turit të parë, kjo jo vetëm nga rezultati i ndeshjes së parë 3-1, por edhe nga loja që bëri dhe diferencat në fushën e lojës me skuadrën kundërshtare, durrsakët në ndeshjen e dytë kanë qenë hija e vetvetes. Asnjë gjuajtje në portën kundërshtare nga "djemtë e detit" në ndeshjen e kthimit në Moldavi, si kurrë më parë për një ekip si Teuta. Vërtet ekipi do të mbrohej, pasi do të mbronte rezultatin e ndeshjes së parë, por asnjë gjuajtje në portë është vërtet për t'u habitur. Ndërkohë, nga krahu tjetër, pas shënimit të golit të dytë ritmi i ndeshjes ka rënë shumë dhe më shumë është qarkulluar topi. Ka pasur vetëm sulme sporadike, pa forcën e duhur dhe me një logjikë për të shkuar te goli. Gjuajtjet në drejtim të portës durrsake pas minutës së 75-të kanë qenë gjithnjë nga larg dhe pa rrezik për portierin e Teutës. Këto e shtojnë akoma më shumë dyshimin për një trukim të mundshëm të kësaj ndeshje. Hapet kështu një tjetër dosje për skuadrat shqiptare në Europë, por më parë duhet të presim reagimin e UEFA-s.


busy
komente