Tirana/ Nevil Dede konfirmohet dhe për dy edicionet e ardhshëm | ||||
|
Tirana ka vendosur që trajneri Nevil Dede të vazhdojë edhe më tej, të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Ish-kapiteni ka firmosur të shtunën një kontratë 2-vjeçare me klubin, madje jepet edhe shifra prej 6 milionë lekësh të reja në sezon si rrogë. Skuadra nën drejtimin e Dedes nuk arriti të kualifikohej për në Ligën e Europës, por problemet më të mëdha ishin ato jashtë fushe dhe saktësisht vonesat në pagesa. Në 10 ndeshje pati 5 fitore dhe 3 humbje, ndërsa u aktivizuan shumë lojtarë të rinj. Gjithsesi, problem për Tiranën do të jetë mbajtja e lojtarëve kryesorë, si kapiteni Gilman Lika, pasi klube të tjerë si Skënderbeu, Flamurtari apo Vllaznia po interesohen për ta. Përsa i përket sezonit të ardhshëm, Dede do të jetë i detyruar të mbështetet edhe më shumë tek të rinjtë, ndërsa gjendja financiare e klubit nuk besohet të përmirësohet kaq lehtë. Një njeri ambicioz si ai do të donte titujt, ndonëse me këtë Tiranë nuk dihet a do t’i synojë dot shpejt. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2875 |