HOT NEWS
E martë, 21 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Skenderbeu zyrtarisht Kampion
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Prill 2013 10:46   pdfShtypEmail
skenderbeu_goolSkënderbeu është zyrtarisht kampion i Shqipërisë për sezonin 2012-2013. Të premten me më tepër se pesë mijë tifoz të pranishëm, korçarët kanë fituar për herë të tretë titullin dhe e kanë festuar atë më pas. Skënderbeu ka mundur Kastriotin me rezultatin 2-0 dhe pikët që ka marrë i kanë mjaftuar për të siguruar matematikisht trofeun e lakmuar nga të gjithë. Në Korçë titulli do të shkoj për herë të tretë rradhazi për të qëndruar aty ndërsa në të gjithë historinë e klubit të Skënderbeut ky trofe u fitua për herë të katërt. Tifozët kanë dhuruar spektakël në shkallët e stadiumit dhe të gjithë ishin të veshur me të kuqe. Më shumë se pesë mijë fanella janë shpërndarë dhe gjatë 90 e më shumë minutave kënga nuk ka ndaluar.

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit