Vllaznia/ Begaj nuk duket më në stërvitje |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 13 Prill 2013 23:15 |  |  |  | |
Halim Begaj duket se i ka dhënë fund aventurës me Vllazninë e Shkodrës. Futbollisti vlonjat nuk ka dalë në stërvitje dhe tani largimi i tij duket i afërt. Trajneri Artan Bushati nuk e ka në planet e tij dhe lojtari po mendon për skuadrën ku do të luaj vitin tjetër. Begaj u afrua te Vllaznia në fillim të sezonit i zgjedhur nga trajneri Shpëtim Duro dhe në ndeshjet e para bëri mirë me kuqeblutë por më pas kuotat e tij ranë ndjeshëm. Bushati po mendon për lojtarët e rinj që duhen afruar dhe Begaj nuk është në planet e tij.
 |