Kategoria Superiore/ Tirana fiton ne transferte, Vllaznia ben detyren e shtepise | ||||
|
Tirana eshte rikthyer me nje fitore bindese 3-0 ndaj Kastriotit ne Kruje, pas asaj humbjeje poshteruese me Flamurtarin. Skuadra e Nevil Dedes u tregua teper pragmatiste duke shenuar tri here ne porten krutane dhe duke marre tre piket ne nje terren te renduar nga reshjet e shumta te shiut. Pas nje pjese te pare te perfunduar ne barazim 0-0, golat erdhen ne pjesen e dyte per bardheblute. Abilaliaj, Lika dhe Çota, firmosen fitoren 3-0 te Tiranes. Ra ne sy ne kete ndeshje loja e mire e portierit debutues Marsel Caka, lojtar qe luajti per here te pare dhe festoi dje 18-vjetorine lindjes. Me keto tre pike bardheblute mendojne me teper tani per tju afruar vendit te trete ne klasifikim, vend qe i dergon ne Europe. Vllaznia ka bere detyren ne shtepi duke mundur Tomorin fale nje dopiete te mesfushorit Arsen Hajdari, nje lojtar I talentuar qe dita dites konfirmohet per kuqeblute. Beratasit e dorezuar ne luften per mbijetese kane luajtur lirshem ne Loro Borici dhe duhet pranuar qe kane bere nje ndeshje mjaft te mire per te merituar duartrokitje. Golin e vetem per Tomorin e ka shenuar Mitraj ne minuten e 23 pas nje levizje spektakolare ne zone nderkohe qe dy minuta me pas serish Hajdari ka ekzekutuar sakte nje asis te marre nga Delic. Feste ne Shkoder dhe deshire per te arritur vendin e trete, objektiv qe duket I realizueshem duke llogarit qe deri ne fund jane gjashte ndeshje dhe Flamurtari I vendit te trete eshte vetem kater pike larg. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3100 |