HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Teuta - Kastrioti 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 16 Mars 2013 21:54   pdfShtypEmail
teuta_golTeuta ja ka dalë të kaloj me sukses në shtëpi Kastriotin. Djemtë e detiti janë treguar pragmatistë dhe të kujdesshëm duke arritur të gjejnë fitoren e kërkuar falë një goli të shënuar nga mbrojtësi Akil Jakupi në portën krutane. Me këtë fitore Teuta vijon qetësisht rrugën për të marrë titullin simbolik të nënkampiones për të dytin vit rradhazi. Durrsakët ja kanë dalë të kalojnë me sukses në “Niko Dovana” Kastriotin, një skuadër e rrezikshme dhe me mjaft kualitete. Magani nuk ka patur në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm për mbrojtjen, Shetën dhe Osmanin por kjo nuk I ka prishur atij planet. Javën e ardhshme, Teuta do të udhëtoj drejt Korçës për një superndeshje me Skënderbeun kryesues ndërsa Kastrioti do të presë në shtëpi Tiranën.

Kliko per skeden e ndeshjes

Altin Ngjela

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit