HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Disiplina / Masa ndeshkimore per dhunen!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 14 Mars 2013 01:19   pdfShtypEmail

fshf_stadiumiKomisioni i Disiplinës dënon me dy nëdeshje pezullim nga aktivitet sportive “viktimën” e dhunës në Kavajë, Nevil Deden, i cili në pushimin e ndeshjes mes Besës dhe Tiranës, u kërcënua dhe u godit nga Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Ditën e mërkurë, kur Komsioni i Disiplinës u mblodh për të diskutuar problematikën e shfaqur në të gjitha nivelet e kampionateve kombëtare të futbollit, por kryesisht mbi incidentin dhe ngjarjen e shumëpërfolur të ditëve të fundit, të ndodhur në Kavajë, duket se e ka vënë dorën në zemër kësaj herem, Sidomos për Besën, duke legjitimuar dhunën në stadium.

Skuadrës Kavajase nuk i revokohet fitorja 2-1 ndaj Tiranës, as i hiqen tri pikë nga klasifikimi, sikurse kishte qasje ligjore në Kodin e Disiplinës Sportive, por detyrohet të luajë një ndeshje pa tifozë dhe të paguajë 2 milionë lekë të vjetra gjobë.

Nevil Dede, përveç shuplakës që mori në pushimin mes dy pjesëve të lojës,  e konfirmuar publikisht nga vëzhguesi i federatës, Dhori Prifti, pezullohet edhe dy javë.

Shkak për këtë, sipas Disiplinës, është provokimi që ka bërë trajneri i Tiranës, duke “nderuar me grusht” karshi tifozërisë kavajase,

Nuk ka dalë “pa lagur” as trajneri i Besës, Përparim Daiu. Për atë “ledhatim” në faqe që i ka dhënë lojtarit kundërshtar, Gentian Muca, ai pezullohet 4 ndeshje nga aktiviteti zyrtar. Në këtë mënyrë, verdhezinjtë duhet ta lujnë finalen e radhës për mbijetesë me rivalin direkt në këtë lloj beteje, Luftëtarin”, pa praninë e “lojtarit të 12-të”, tifozërinë, por edhe pa sulmuesin kryesor, që realizoi golin e parë ndaj Tiranës, me penallti. Sokol Cikalleshi është pezulluar nga Disiplina për një javë, ndaj nuk mund të aktivizohet ndaj bluzinjve gjirokastritë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

1. Trajneri i KF “Besa“, Përparim Daiu, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Trajneri i KF “Tirana“, Nevil Dede, për provokim të publikut dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. KF “Besa“ për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë dhe me 200.000 lekë gjobë.

4. Lojtari i KF “Besa“, Sokol Cikalleshi, për sjellje josportive dënohet me 1 ndeshje pezullim.

5. Lojtari i KF “Tërbuni”, Klodian Sulollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim.

6. Lojtari i KF “Lushnja“, Erdis Metushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dënohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF “Gramshi“ për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni në fushë asnjanëse.

8. Lojtari i KF “Korabi “, Besfor Laci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim.

9. Lojtari i KF “Skrapari“, Denis Musai, për goditje me grusht të lojtarit kundërshtar dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Për problemet e ndodhura në ndeshjet Naftëtari-Iliria, Kategoria e I dhe Kat III, komisioni do të shprehet mbledhjen e ardhshme, pasi të kryhen verifikimet nga sekretariati i FSHF-së.

Arbi Fortuzi


busy
komente