Kategoria Superiore/ Dhuna në Kavajë nuk ishte rasti i parë i futbollit shqiptar | ||||
|
Kryebashkiaku i Gramshit hyri në fushë me makinë të shtunën, i pakënaqur me gjykimin. Vetë Besa pati një rast pak javë më parë, për shkak të të cilit u pezullua fusha me disa javë. Në dhjetor të 2011, dy herë u sulmuan gjyqtarët, së pari në Laç me përfshirje të presidentit Pashk Laska ku objekt ishte arbitri Jemini. Më pas, në Pogradec, në ndeshjen ndaj Teutës u sulmua gjyqtari Jorgji gjithashtu nga zyrtarë. Më maj 2012, deputeti Sula u akuzua që shtiu me armë në mjediset e stadiumit të Peqinit, diçka që ai e kundërshtoi, por Federata dënoi me -6 pikë Shkumbinin dhe me humbje të ndeshjes ndaj Flamurtarit. Në shkurt të 2008-ës, Tepelena u përjashtua nga kampionati për dhunë ndaj gjyqtarëve në ndeshjen ndaj Pogradecit, po ashtu Butrinti e Tërbuni u përjashtuan nga edicioni dhe u ulën një kategori sezonin pasardhës. Në Librazhd, gjyqtari Arben Pregja u godit me sende të forta dhe rrezikoi jetën në ndeshjen Sopoti-Naftëtari, ndërsa në 2006-ën pati 3 episode të rënda. Në Burrel, në nëntor, zyrtari i Federatës, Sulejman Mema, thuajse humbi jetën i sulmuar në ndeshjen ndaj Erzenit. Po atë muaj, ish-kryebashkiaku Zotka u akuzua që ushtroi dhunë në ndeshjen ndaj Bylisit, ndërsa ngjarje të rënda pati edhe në fushën e Gramozit, madje edhe në Flamurtari-Teuta. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3325 |