HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Besa/ Dhunë në Kavajë, arrestohet kryebashkiaku Elvis Roshi
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 11 Mars 2013 13:14   pdfShtypEmail

policia-2Kryebashkiaku i Kavajes Elvis Roshi eshte arrestuar, pas dhunes se ushtruar ne stadiumin e kavajes gjate ndeshjes mes Besës dhe Tiranës, ndaj trajnerit te skuadrës mike, Nevil Dede. Ai akuzohet per goditje per shkak te detyres, kercenim te jetes per shkak te detyres dhe kundershtim dhe mosbindje ndaj forcave te policise. 
Vetë Nevil Dede, për "abc news" ka deklaruar se është goditur nga Roshi dhe se në momentin e ngjarjes ka pasur dëshmitarë, mes te cileve edhe Presidenti i Besës, i cili i ka kërkuar ndjesë për këtë veprim.
"Ndihem i tronditur, - u shpreh Dede në lidhje telefonike, - kryebashkiaku me goditi dhe kërcënoi. Nuk pati asnjë arsye, ndërsa unë thjesht kritikova gjendjen e fushës.
Dede vazhdoi duke thënë se ka bërë denoncimin në polici. Ai pohon se nuk ka asgjë personale me kryebashkiakun Roshi, por politika po e keqpërdor sportin. Ngjarja ka ndodhur në pushim të ndeshjes, në korridoret e ambienteve të brendshme të stadiumit, ndërsa skuadrat ishin në dhomat e zhveshjes. 
Dede ka vazhduar të qendrojë në stolin e Tiranës edhe në pjesën e dytë, ndërsa ka shkuar për të bërë denoncimin e rastit në komisariatin e policisë në Kavajë pas përfundimit të takimit.

Braçe: Ngjarjet në Kavajë tërësisht politike, nuk i besoj as Dedes dhe as Rroshit

Ajo që po ndodh që dje në Kavajë është tërësisht politike dhe nuk ka lidhje me futbollin. Është ky mendimi i deputetit socialist Ejron Braçe, i cili nga profili i tij në Facebook deklaron se nuk i beson asnjërës prej palëve: as trajnerit të Tiranës Nevil Dede dhe as Kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Rroshi.

Sipas tij e vetmja provë e dokumentuar për ngjarjet është një fotografi ku trajneri i Tiranës shfaqet ndërsa bën grushtin drejt tifozëve të Kavajës, duke i akuzuar ata si komunistë.

Braçe ka kërkuar që të hetohet jo vetëm konflikti mes Dedes dhe Rroshit, por edhe dhuna që, sipas tij, forcat speciale të policisë kanë ushtruar ndaj qytetarëve të Kavajës. Braçe i ka cilësuar këto forca si “bandë e lëvizshme e policisë së shtetit”.

Deri tani, për ngjarjen, nuk ka ardhur asnjë reagim zyrtar nga Partia Socialiste.

Noka: Pretendimi për iskenim i Roshit është një përrallë
I pyetur për arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, ministri Noka ka deklaruar se nuk merret me përrallat e Elvis Roshit

“Nuk kam urdhëruar arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Pretendimi për iskenim i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi është një përrallë”, deklaroi Noka.

Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Totozani ka deklaruar se po vlerësohet ngjarja.

“Kam dërguar dje në Kavajë dy komisionerë për të vlerësuar konfliktin Dede-Roshi. Kemi marrë kontakt me kryebashkiakun e Kavajës, Roshi dhe po mbledhim fakte” vlerësoi Totozani.


busy
komente