Kategoria Superiore/ Vllaznia ulë me "këmbë në tokë" kampionët e Skënderbeut | ||||
|
Pjesa e parë pati edhe emocione të tjera kur Sebino Plaku gaboi në pozicion të mirë, ndërsa në minutat e fundit, Orges Shehi bëri mrekullinë ndaj gjuajtjes së Arsen Hajdarit. Pas pushimit, u duk se korçarët kishin ndryshuar. Porta mike kaloi rreziqe, por gjithsesi goli nuk erdhi. Madje, në krahun tjetër, ishin shkodranët që pretenduan për një 11-metërsh. Pamjet e përsëritura sikur thonë se ishte penallti. Më tej, goli. I nisur nga një ndërhyrje ndaj Pejiçit, aksioni i Vllaznisë qe i rrjedhshëm, ndërsa Arsen Hajdari, siç thotë populli” e “qau” me gjuajtjen e tij. Skënderbeu nuk mundi të bënte mrekullinë, madje as të barazonte, dhe e përfundoi ndeshjen me një lojtar me pak. Arapi mori karton të kuq. Përballja u mbyll me frikë pas një ndërhyrjeje të ashpër të Gvozdenoviçit ndaj Rexhës, por për fat nuk ndodhi asgjë e keqe. Vllaznia ka tani 20 pikë pas 14 ndeshjeve, duke qenë e 7-ta, ndërsa Skënderbeu është 10 pikë larg Teutës që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e saj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4003 |