Ne menyre tragjike ka humbur jeten nje futbollist i ri i skuadres se Kukesit. Ilirjan Thaci i datelindjes 1995 pra vetem 17 vjec ka pasur nje goditje kardiake e cila ka rezultuar fatale per jeten e tij. Gjithcka ka ndodhur ne nje ndeshje miqesore me moshataret nga Prizreni dje ne oren 14.30. Federata Shqiptare e Futbollit dhe personalisht Presidenti Armand Duka brenda nje hidherimi te thelle shpreh ngushellimet e sinqerta per familjaret e Ilirjanit.
Ne nderim te kujtimit per futbollistin e ri te Kukesit Ilirjan Thaci Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur qe sot te gjitha ndeshjet qe do te zhvillohen ne Shqiperi per cdo kategori do te nise me nje minute heshtje.
 |